Festë shqiptare në Maqedoni, 106 vjet nga Kongresi i Alfabetit në Manastir

Postuar në 22 Nëntor, 2014 07:44

Në Maqedoni data 22 nëntor 2014 shënohet si 106 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Manastirit. Kjo ditë është festë shtetërore e shqiptarëve në Maqedoni dhe se me këtë rast janë organizuar disa aktivitete festive dhe solemne. Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se me rastin e 22 Nëntorit kanë pasuar edhe telegrame urimi nga krerët më të lartë shtetëror si presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit në Maqedoni, krerët e partive politike shqiptare dhe mesazhe tjera urimi. Po sipas agjencisë “INA” kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Më 14 nëntor – 22 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare. 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.