Rama paralajmëron hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së hapjes publike të bunkeri antibërthamor, foli dhe për dosjet famëkeqe të përpiluara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. "Ne jemi ata që i kemi mbyllur hesapet me Enver Hoxhën në vitin 1990. Nuk kemi asnjë problem t'ia shikojmë nga të katër anët, këndet e vështrimit dhe bëmat. Ndërkohë ne jemi ata të do të çojmë përpara projektin e çlirimit të kësaj kujtese kolektive, nga këto makthe. Ruajtja e këtij misteri dhe e këtyre mistereve, ashtu si edhe ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të të shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, janë në fakt vazhdimësia e të njëjtës shkollë, e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin, pavarësisht kostove. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për ta rishkruar historinë, por për të mos ta fshehur", tha Rama.
L.V
Comments
Do hapi leshte. 99 % eshte

Do hapi leshte. 99 % eshte thjesht nje mesazh kercenues i kuptimit: Ti me kercenon me protestuesit tek kryeministria, une shkoj tek bunkeri i Enverit dhe te kercenoj me dosjet. Njesoj si ato kercenimet nepermejt kryepokurorit Alibi Llalla: Ti denoncon deputetin ose kryetarin e Bashkise demokrat ne Prokurori, une ta transmetoj denoncimin ne Gjykate se bashku edhe me nje dononcim per deputetin ose kryebashkiakun socialist. Pra thejsht mesazhe hajnash te kapur. Kush do te vertete te beje nje pune nuk ka perse merret me llafe pikerisht ne nje dite te tille!

Edvin Kristaq Rama. nqs ti i

Edvin Kristaq Rama. nqs ti i hap dosjet, ashtu sic thua, pa dallime e perjashtime, te heq kapelen dhe i marr mbrapsh te gjitha cfare kam thene rreth teje. Po po nuk e pashe qe te ndodhi, me vjen keq por nuk te besoj dot...hajde jepi, hapi e pastaj te shofim kush ka qene burre burrash e kush e kishte shitur prapanicen....

I nderuari Plaku

I nderuari Plaku Xhuxhumaku...

edhe une, qe te kam dhene aq here te drejte, dhe kur dyshove se mos une isha autori i mesazhit ku levdohej shkrimtari x,

edhe une, besoj se Dosjet nuk hapen, dmth Rama nuk i hap dot...Se, edhe Rama eshte vazhdim i Lojes se hershme,

vallen e pare te se ciles e hoqi Sala me Tosin, valle ne te cilen Prech Zogu ia merr shamine e kuqe njerit dhe ia jep tjetrit!!!

Por hapje dosjesh nuk do jete kurre njerezore dhe demokratike, nese mendohet tu hapet vetem atyre biografizinjve qe i thirri

Sigurimsi i kercenoi, i dhunoi dhe i beri me dosje. Ta merr mendja qe edhe ketyre u duhet hapur, nese jane ne pushtet, por...

Hapje Dosjesh do te thote qe Ata qe ushtruan Dhunen nen Diktature, si mbiemer, per nje periudhe, te mos kene te drejte

te marrin e te ushtrojne pushtet.

Nese edhe ti, i nderuar Xhuxhumak, do t'ja falje Rames kete mekat, nuk do duhej te ndjeheshe mire. Si njeri.

Nese ka dosje Berisha apo tjeterkushi ne PD? Absolutisht tu hapet, por ata qe mbeten e lulezojne ne PS, dhe as per te share,

pra as formalisht, s'e kane share Neverin, ata duhte te privohen...

Por eshte shume vone, Plako, komunistet do duhet t'i ngrene permendore Sali berishes, qe i shpetoi nga Gjyqi i Kohes ne Liri...

I nderuar, besoj se me ke

I nderuar, besoj se me ke keqkuptuar pak. Nuk ke kapur ironine (mbase per faj tim) qe une shpreh duke thene se do ta besoj kete gje kur ta shoh vete. Per Edvin Ramen nuk ushqej asnje soj iluzioni, ne asnje drejtim. Eshte nje parveny ne politike qe pat perkrahje te errta te pakuptueshme dhe krejtesisht disproporcionale me kontributet qe kishte deri ne momentin qe u nxorr (si me magji) nga nën-urat e Parisit per t'u katapultuar si minister. Kam pershtypjen qe Edvini nuk e ka permbushur ende detyren qe i dhane ne ate kohe. Se cfare eshte kjo detyre une nuk mund ta di, por koha do ta tregoje.

Sa shkruan ti lidhur me mekatet e atyre qe mund dhe duhet t'i kishin hapur dosjet pa asnje kusht (Saliu dhe Fatosi) jam krejtesisht dakord. Midis te tjerave dhe kjo moshapje dosjesh eshte shkaku kryesor per kete tranzicion te gjate e te hallakatur ku asnjehere nuk u mor vesh mire se kush ishte derri e kush ishte daja. Sot praktikisht eshte e qarte qe kushdo qe beri hajer dhe u ngjit ne politiken shqiptare pas 1990, qofte demokrat, socialist, lsist, i gjelber, socialdemokrat e cfare te duash ti tjeter eshte e sigurte qe ose kishte ngrene ndonje luge corbe te qelbur (ne mos nje tenxhere plot) ose e hengri me vone si haraç per postet dhe privilegjet qe mori per vehte a per familjen.

Nje problem tjeter shume i madh qe u ngjiz nga mos hapja e dosjeve per te cilen Saliu Komunist i bindur me pardesy demokrati eshte qe duke kaluar nje kohe shume e gjate, dosjet e atyre qe paten pushtetin per t'i zhdukur, as nuk kane per t'u hapur ndonjehere sepse nuk egzistojne më. Edhe me e rrezikshme mund te jete tjetra, qe nderkohe te jene krijuar dosje fallco nga e para per te njollosur njerez qe nuk paten te bejne me sigurimin.

Pra, shendet e te mira, dhe besoj se u sqaruam e perseri jemi ne nje mendje.

Lojra te pista te politikes

Lojra te pista te politikes qe ka pushtetin.

Mbasi i kontrolluan dosjet dhe pastruan nga emrat e baballarevet dhe vellezerve me te medhenj sot duan ti hapime do shofim mashtrimin e rradhes.

Si fillim duhet te hape dosjet e varrimit te njerezve te pushkatuar qe nuk i eshte gjetur varri akoma.Pastaj te hape dosjet e arshivat e KQPPSH dhe te shohim te gjitha prapaskenat e baballarevet te rilindasvet,prapaskenat qe jane bere ne kurriz te popullit.Duhet te hapen dosjet e arshivat e Kuvendit Popullor ku jane te gjithe firmetaret qe nenshkruanin denimet me vdekje.

Edi Rama po shmanget nga premtimet qe e bene kryeminister,dje protestuesit i shkuan deri ke shkallet e kryeminstrise e neser do futen brenda,Edi Rama dhe ato 6 mije police e gardiset jane te pafuqishem dhe nuk desherojne te behen mish per top mbasi Edi Rama po e çon me shpejtesi sketerre Shqip[erine ne nje vit te mbrapsht si atehere 97.

Add new comment