Legalizimi i kanabisit? Mjekët kundër Kokëdhimës: Është herët

Mjekët specialistë janë kundër idejsë së legalizimit të hashashit. Sipas tyre licensimi do të shtonte ndjeshëm përdoruesit sidomos të rinjtë. “Është ende herët të flasim për legalizim. Ne kemi një sërë problemesh, jemi vend kultivues, trafikimi, përdorimi intensiv të kanabisit por dhe vend mbërritje të drogave të tjera. Nëse do të jetë legalizimi dëmet do të jenë më të mëdha sesa ndalimi” tha Zini Sulaj shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT për “Ora News”. Mendimet e specialistëve jepen pas propozimit të deputetit socialist, Kokëdhima, për legalizimin e hashashit.
Për më shumë: http://www.oranews.tv/vendi/legalizimi-i-kanabisit-mjeket-kunder-kokedhimes-eshte-heret/
n.k
Add new comment