Mimi Kodheli jashtë garës. Mbetet në garë Monika Kryemadhi

Postuar në 23 Nëntor, 2014 09:41

Në studion e emisionit “Jamais Vu” këtë të shtunë, përballë gazetarit Mustafa Nano ishte Mimi Kodheli.

Do të jeni kandidate për bashkinë e Tiranës? Kjo ishte pyetja e beftë që moderatori i emisionit i bëri ministres së Mbrojtjes. Por mori si përgjigje një “Jo” të plotë. “Mendoj se unë kam qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës në një kohë ndryshimi e cilat tashmë ka hyrë në histori. Them se e kam bërë pjesën time, e kam dhënë kontributin për qytetin tim, atë qytet ku kam lindur dhe jam formuar. Tanimë kam në dorë dhe jam duke menaxhuar një nga portofolet më të rëndësishme të qeverisë. Kam bërë një betim dhe reformat që kam ndërmarrë do t’i çoj deri në fund. 

Para disa javësh, një deklaratë të ngjashme bëri Saimir Tahiri tek emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut. Ndërsa më parë, Edi Rama përjashtoi kategorikisht Erion Veliajn nga kandidimi për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi mbetet ende kandidate e deklaruar jozyrtarisht për këtë bashki. Një faqe e hapur para disa javësh në FaceBook titullohet “Monika Kryemadhi per Bashkine e Tiranes”. Në këtë faqe komentojnë përditë përkrahës të saj, duke shpresuar se ajo do të jetë kryebashkiakja e ardhshme e Tiranës.

https://www.facebook.com/pages/Monika-Kryemadhi-per-Bashkine-e-Tiranes/380361375436069

Re.Pu. 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ha Haa.....</p><p>Axhem i pavdeshem, legjendar.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Kaq shume i jane erresuar syte te shkreteve sa qe nuk e kuptojne se po i bejne gropen vehtes.</p>

Submitted by Taulant (not verified) on

Ju gazetaret e kesaj medias jeni te lezetshem.
Po Tirana po gumezhin emrin e Pandeli Majko-s dhe ju beni shurdhin.
Nese Tirana do drejtohet nga Majko, do jete fat i madh.
Njeriu me i ndershem dhe me puntor.
Ju pershendes!

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

<p>Nese Monika Kryemadhi do te jete kandidate e se majtes per bashkine e Tiranes, une do ju bej thirrje, dere me dere, gjithe te afemve te mij te votojne per kadidation e opozites. Mjaft Me ! Nese e majta don te jete serioze duhet te kete Pandeli Majkon ose Ben Blushin. Perndrysh: Puthuni me Milon.</p>

Submitted by Ani (not verified) on

Pandeli Majko pa diskutim.
Te tjeret do ishin thjesht marveshje politike per te vjedhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.