“Evropa e Lirë”: Thellohet varfëria në Maqedoni, 4 mijë persona ushqehen në kuzhinat popullore

Biljana Jarcevska, drejtoreshë e qendrës ndërkomunale për çështje sociale në Maqedoni, bën të ditur se rreth 4 mijë persona çdo ditë ushqehen në kuzhinat popullore të cilat janë të hapura për kategorinë më të rrezikuar në shtet.
“Për kategorinë më të rrezikuar që përfshinë personat e moshuar , si dhe personat e rrezikuar në aspektin social me vendim të qeverisë që nga viti 2007 janë hapur kuzhinat popullore që paraqesin ndihmë të madhe për këtë pjesë të shoqërisë. Në Shkup funksionojnë 9 qendra ku ndahet ushqim për kategorinë më të rrezikuar të popullatës, gjersa në tërë territorin e Maqedonisë funksionojnë 47 kuzhina popullore në të cilat ushqehen 3973 persona”, bën të ditur Biljana Jarcevska, sipas “Evropa e Lirë” .
Ekspertët e ekonomisë konsiderojnë se hendeku mes qytetarëve të varfër dhe atyre qe janë të pasur, gjithnjë e më shumë thellohet jo vetëm për shkak të shkallës së lartë të papunësisë por edhe pamundësisë që me pagat mujore të cilat janë shumë të ulëta, të mbulohen shpenzimet themelore, për jetesë.
Artikulli i plotë: http://www.evropaelire.org/content/article/26706241.html
n.k
Add new comment