Ngjela e cilëson hapjen e bunkerit anti-bërthamor "një dredhi për të na hapur një muze të Enver Hoxhës"

Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër hapjen e bunkerit anti-bërthamor të regjimit të Enver Hoxhës, duke e konsideruar atë si një propagandë totalitare për të hapur ilegalisht një muze për Enver Hoxhën.
“Kurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti i Ramës, në këmbë të Malit të Dajtit, është një muze për të treguar bunkerët e Enver Hoxhës, apo të regjimit komunist. Ai është një metodë e propagandës tipike totalitare për të hapur "legalisht” një muze për Enver Hoxhën. Ajo është nje vepër e gjitha e ndërtuar nga kinezët, siç u ndërtua nën tokë dhe vetë Uzina e Traktorit, që është aty pranë” shkruan Ngjela në “Facebook”.
Më tej, avokati ngre pikëpyetje të forta edhe rreth relikeve që ekspozohen aty.
“Tani atje kanë mbledhur të gjitha reliket që kanë grumbulluar nga Enver Hoxha. Ku i gjetën reliket këta që vetë janë relike? Sepse, ai Bunker u vodh i gjithë në kohën e trazirave te vitit 1997. Është një dredhi për të na hapur një muze të Enver Hoxhës. Madje, prisni kur të na thonë se edhe shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë “duhet hapur për popullin”. Priteni për disa ditë…” vijon reagimi.
Reagimi i plotë i Ngjelës:
“Kurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti i Ramës, në këmbë të Malit të Dajtit, është një muze për të treguar bunkerët e Enver Hoxhës, apo të regjimit komunist. Ai është një metodë e propagandës tipike totalitare për të hapur "legalisht” një muze për Enver Hoxhën. Ajo është nje vepër e gjitha e ndërtuar nga kinezët, siç u ndërtua nën tokë dhe vetë Uzina e Traktorit, që është aty pranë. Tani atje kanë mbledhur të gjitha reliket që kanë grumbulluar nga Enver Hoxha. Ku i gjetën reliket këta që vetë janë relike? Sepse, ai Bunker u vodh i gjithë në kohën e trazirave te vitit 1997. Është një dredhi për të na hapur një muze të Enver Hoxhës. Madje, prisni kur të na thonë se edhe shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë “duhet hapur për popullin”. Priteni për disa ditë…
Në ka të mjerë në këtë kohë, janë këta liderë që mendojnë për të kaluarën si një mit, sepse janë shterpë, janë antidemokratë, dhe nuk dinë të bëjne asgjë. Janë ithtarë të Enver Hoxhës. Pse vërtet mendoni se Enver Hoxha do të mbante foton e tij të luftës në zyrën e tij? Kujt ia thonë këtë këta injorantë të tërbuar nga nxemja e brendshme që iu vjen nga përbuzja popullore për Enver Hoxhën, por edhe nga dashuria patologjike që vetë kanë për një kufomë që iu kujton pushtetin absolut.
Pse e duan kufomën? Sepse janë njerëz që kanë ardhur në drejtim nga rasti, dhe që nuk janë në gjendje për të thënë e për të bërë asgjë. Asnjë reformë nuk janë në gjndje të bëjnë, por duan të kaluarën. E duan si filozofi apo intencion, sepse janë vendosur përballë frikës së paaftësisë së tyre. Nëse ka një frikë të tmerrshme të brendshme për një qëverisës, është frika nga paaftësia e tij. Atëherë - drejtoju të kaluarës totalirtare, për të zbutur dhimbjen që të jep injoranca jote! Ai bunker muzë duhet mbyllur se është turp. Po ku ka sot vend në botë, në Europë e në Amerikë, që, gjatë Luftës së Ftohtë, të mos këtë pasur e të mos ketë ende sterhim antibërthamor për qeveritë? Kujt duan t'ia hedhin këta derdimenë që vetëm poltikanë s'janë, se lere më demokratë, me këtë Muzë të pacipë? Këta mbetën po injorantë që kërkojnë të ”pinë ujë" në çezmat e totalitarizmit, sepse kanë ndërtim totalitar, dhe mendojnë se kështu mund t’i heqin deri diku brezit të ri përbuzjen për Enver Hoxhën. Rama…mos u lodh kot, kurrë nuk do t’i gënjesh dot shqiptarët për Enver Hoxhën, sepse kufoma e tij kudërbon me duhmë erën e keqë të terrorit dhe krimit shtetëror.”
n.k
Comments
Ky eshte currufjasur...
Ky eshte currufjasur...
Kush jep prova e deshmi te

Kush jep prova e deshmi te mira ka dhe shance te mira thuhet ne gjuhen juridike. po kush ka blere drejtesine dhe ka fuqine - ai fiton gjithmone. Dhe Komunisti Rama ashtu si Berisha kane blere drejtesine dhe Ju ne kete rast dhe i gjithe populli ta mbaje me shkume me llafe te mira e gure ne traste. E ke kapur dhe shkruar bukur.

Këto retorika për Enver

Këto retorika për Enver Hoxhën po bëhen bajate, dhe më duken një vrimë në ujë. Kam përshtypjen se jo vetëm që është një debat që është larg interesit apo vlerave publike, por edhe një problem që është i parëndësishëm për pjesën dërrmuese të shqiptarëve - ata e kanë të qartë kush janë maskarenjtë apo lumëmëdhenjtë që i hipin në majë shtetit, dhe produktin që i japin shoqërisë tonë. Uroj të kujtohen mirë gjithë maskarenjtë (në të gjitha nivelet e shoqërisë, dmth) që shfrytëzojnë çdo sistem, për të shkelur mbi të tjerët, pasi si shumë përgjegjësi po hedhin mbi një individ, duke amnistuar në këtë mënyrë shumë ndyrësira që kanë bërë dëm. Një diktaturë nuk ka fajtor të vetëm diktatorin.
Ideja e muzeut më duket e përshtatshme dhe (uroj) fitimprurëse; nuk mendoj se do kthehet në vend pelegrinazhi ku populli shqiptar do ushqejë dashuri për diktatorin.

KK

A eshte e lejuar te besh

A eshte e lejuar te besh shurren te kjo dhoma e gjumit ketu?

filloi dhe ky i gjati me

filloi dhe ky i gjati me shou, medemek me "bunkere te komunizmit", nderkohe qe, sic thote me te drejte Brokaj te Shekulli, keto lloj bunkeresh gjenden kudo ne boten perendimore dhe jane tregues i luftes se ftohte?! le te merret me mire me eleminimin e gropave te shpellarit paraardhes, sic edhe po ben, por te mos mendoje se mospajtimi i nje pjese me reformat, vetem te saponisura, mund te shmanget me teatro te tille vemendjedevijues. I vetmi ilaç eshte barazia para ligjit, drejtesia, pergjegjshmeria, ndershmeria e keshtu me radhe.

Nuk ka ndonje te keqe te

Nuk ka ndonje te keqe te madhe, si veprim ne vetvete, hapja e ketij muzeu.

Por Ngjela ka me shume te drejte ne merakun e tij sepse Mbiemrat dhe Biografite e ketyre Njeshave qe jane ngjitur ne Pushtet

gjate ketyre viteve te pluralizmit, jane te tere KUQALASHE!

Si berisha edhe Rama, kane frike nga kjo e shkuar e tyre, dhe meqe nuk na bindin dot se jane shkeputur prej asaj

psikologjie sundimi, i kthehen dhe shajne Enver Hoxhen.

Ky dereziu jo se nuk i meriton tere sharjet e akuzat, por se do ta harronim me shpejt duke e harruar ate, duke mos

bere lajme me Enver brenda, pra lajme pa helmin e tij...

Ngjela ka te drejte, kudo ne bote, edhe ne Perendim, ka tunele te Luftes se Ftohte, dhe nje pjese e tyre, ato me

te dukshmet, jane kthyer ne arena publike, arti e te tjera sherbime, por...

Por...ketu rrezohen berishet dhe Ramet: ne Perendim vazhdojne ndertimet e investimet dhe sherbimet ndaj

qytetareve te sotem, ne te mire te jeteve te tyre, kurse ne Tirane kerkojne t'i mashtrojne

duke u servirur te shkuaren, qe as haet, as pihet, as ngjerohet dot me.

Rama e di kete shume mire, por nuk ka para te bej investime. Ne vend te premtonte me pal, ose

ne vend te kerkoj ndjese per premtimet e kota qe beri, po ben tregeti me te shkuaren e KUQE!

Por, ndersa Saliu mashtronte ne emer te Se Djathtes, Rames i duhet te mashtroj ne emer te se Majtes,

por kjo e gjora, nuk e nuk e nuk ndahet dot kaq kollaj me Enverionon!

Add new comment