Fund i recesionit, Antonis Samaras po shfuqizon pjesërisht shkurtimet e pagave

Postuar në 23 Nëntor, 2014 23:57

Kryeministri Antonis Samaras po i shfuqizon pjesërisht shkurtimet e pagave dhe debaton me trojkën për kushtet që duhet të zbatojë qeveria greke. Por “Deutsche Welle” shkruan se ekspertët e shohin optimizmin e Samaras me sy kritik. Sipas një shkrimi të saj, policët, ushtarët, roja bregdetare dhe zjarrifikësit grekë këto ditë mezi duhet ta presin rrogën e muajit dhjetor. Ata kanë të drejtë të rimarrin në këste të caktuara mujore rreth 50% të pjesës së rrogës që iu shkurtua në gusht të vitit 2012. Edhe gjykatësit grekë duhet të gëzohen në javët e ardhshme për kompensimet në masë të gjerë të pagave. Sipas “Deutsche Welle” shfuqizimi i pjesshëm i shkurtimeve të pagave lidhet me një vendim të Gjykatës së Lartë greke në janar. Gjykatësit e shpallën kundraligjore shkurtimin e rrogës për uniformat e shtetit. Antonis Samaras me këtë kompensim do të japë edhe një sinjal pozitiv për kthesën në ekonominë greke.

 

L.V

 

http://www.dw.de/fund-i-recesionit-sinjale-pozitive-p%C3%ABr-ekonomin%C3%AB-greke/a-18079652

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.