Asambleja e NATO-s, Topalli kërkon sqarime për stërvitjet ruso-serbe. Ndërhyn pala serbe

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:06

Në cilësinë e shefes së delegacionit parlamentar shqiptar, Jozefina Topalli, i ka bërë pyetje sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, për stërvitjet e përbashkëta të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë dhe për vërtetësinë e pretendimeve se Rusia ndihmon forcat e armatosura serbe. Topalli mori pjesë në sesionin e 60-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Hagë. Siç ka bërë të ditur sot Parlamenti i Serbisë, përfaqësuesi serb në këtë asamble, Dragan Shormaz, ka ndërhyrë në fjalimin e Topallit, duke deklaruar se “kolegët nga Parlamenti i Shqipërisë nuk posedojnë informacione të sakta për këto aktivitete të Serbisë dhe Rusisë”. Duket se Stoltenberg në fjalën e tij e ka amortizuar situatën, duke thënë se Serbia është një shtet sovran, i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera, kurse për NATO-n rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm, kështu që në këtë drejtim bashkëpunimi me Serbinë është me rëndësi të madhe.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.