Portretet e Enver Hoxhës, Fevziu mendon se në 17 nëntor ato u porositën nga LSI-ja

Deputeti socialist Alfred Peza, deklaroi para disa ditësh në “Opinion” se portreti i Enver Hoxhës në ceremoninë nëntorit të vitit të shkuar, u fut nga PD-ja për të akuzuar më pas të majtët. Po në këtë 17 nëntor kush e ngriti portretin? Blendi Fevziu, ka dhënë një mendim të vetin, bazuar në interesimin direkt pranë njerëzve që përdorën portretin e Hoxhës. “Të pyetur nga ana jonë (për efekte të emisionit), personat deklaruan se ishin orientuar nga LSI-ja për të ngritur portretet e Enver Hoxhës. Ata përmendin emra të caktuar të LSI-së për këtë”, tha Fevziu, në një intervistë për gazetarin Roland Qafokun, në “Channel One”.
s.z
Comments
Nuk do me cudiste, me
<p>Nuk do me cudiste, me shejtan-budallik Meta e hapi kete loje qe ne vjeshten e vitit te kaluar si per te treguar se Rama kishte PS-ne e mjaftisteve, ndersa e majta tradicionale perfaqesohej nga ai. </p>
Add new comment