Kreu i Kushtetueses së Kosovës: Më ka shantazhuar AAK-ja e Haradinajt me video “të nxehta”

Gjatë ngërçit polik që zgjati për disa muaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, beson që është shantazhuar nga politika, konkretisht nga persona të lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt. Hasani ka bërë dy denoncime të ndara në Policinë e Kosovës për videot dhe tekstet, sipas të cilave ai ka kushtëzuar studentet me marrëdhënie seksuale.
Siç shkruan Koha Ditore, në denoncimin e bërë në polici ka përmendur figura publike, të cilat kanë dëgjuar zyrtarë të AAK’së duke folur për “shantazhin” që po i përgatitej. Baton Haxhiu, Dastid Pallaska, Bajram Gecaj, sipas denoncimit të Hasanit, e kishin dëgjuar Ardian Gjinin e AAK’së teksa kishte folur me zë për këtë çështje në një restorant në Prishtinë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, një femër rrëfen se si kryetari i Gjykatës Kushtetuese i kishte kërkuar shërbime seksuale një studenteje në këmbim të notës në fakultet. Ajo flet për fjalët banale që Hasani i kishte përdorur në telefonatat me këtë studente. Kjo vajzë ka akuzuar Hasanin se ka një dhomë në hotel “Kalaja” në Vushtrri ku i dërgon vajzat e tjera si kjo studente.
AAK-ja ndërkohë këtij denoncimi i është përgjigjur me “non sens”.
a.k
Add new comment