Pranga biznesmenit të naftës, Rira akuzohet për skemë mashtruese piramidale

Postuar në 25 Nëntor, 2014 09:44

Xhevat Rira, një nga biznesmenët e parë në vend në fushën e hidrokarbureve, është arrestuar paraditen e sotme me akuzën për krijimin e një skeme piramidale, pasi dyshohet se ka përfituar përmes një skeme mashtrimi 30 milionë lekë. 65- vjeçari Rira është arrestuar pasi Gjykata e Elbasanit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Pas një hetimi paraprak të Prokurorisë Elbasan, rezulton se Rira u merrte hua personave të ndryshëm, me premtimin se brenda një afati kohor të përcaktuar do t’ua kthente me interesa, të cilat ishin më të larta se sa ato me të cilat operojnë bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas hetimeve, të cilat janë nisur në bazë të kallëzimeve të 9 shtetasve, rezulton se i dyshuari Rira, pasi u merrte paratë me fajde, nuk ua kthente këto para, duke i mashtruar për një kohë të gjatë dhe deri sa, kohët e fundit, u shmangej dhe nuk i takonte personat që i kishin dhënë hua. 
 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.