Kur sulmin kamikaz e pëson në kurriz: Nëna afgane hedh veten në erë dhe vret 25 talebanë

Një gjest i rrallë i një nëne në Afganistan, që mund të quhet sulm kamikaz me shënjestër të anasjelltë: E zemëruar pas ekzekutimit të të birit nga talebanët, nëna e një punonjësi të forcave të sigurisë në Afganistan masakroi 25 talebanë për të marrë hakun. Gruaja nga Kabuli, e quajtur Reza Gul vendosi të bënte vetëgjyqësi. Reza gjeti armët dhe i kërkoi të bijës dhe nuses që ta shoqëronin, duke u angazhuar në një shkëmbim zjarri me talebanët që zgjati 7 orë. Më pas hodhi veten në erë duke vrarë 25 persona dhe plagosur 5 persona të tjerë.
a.k
Add new comment