Matje forcash në tregun e karburanteve: sauditët kundër SHBA

Postuar në 25 Nëntor, 2014 23:52

Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raportet në botën e energjisë. Arabia Saudite po teston së fundi kufijtë e durimit amerikan për të përfunduar të ashtuquajturën "Fracking-Party". “Deutsche Welle” shkruan se ka një matje të forcave në tregun e karburanteve. Sipas saj duke i falënderuar të ashtuquajturin revolucion "Fracking", SHBA po përpiqet të marr rolin kryesor në këtë sektor. Ndërsa Arabia Saudite po përpiqet që përmes uljes së çmimeve të karburanteve t'i konkurrojë sipërmarrjet amerikane dhe të stopojë bumin e prodhimeve në anijet e këtij vendi. Rezultati: mbifurnizimi dhe ulja e çmimeve të naftës. Prej verës çmimet janë ulur për një të katërtën. “Deutsche Welle” thotë se një barel (159 litra) naftë të prodhimit amerikan WTI, kushton në dy javët e fundit më pak se 75 dollarë, që është çmimi më i ulët në katër vitet e fundit. Ndërkohë që konsumatorët po përfitojnë nga kjo luftë me çmime, gjendja në shumë vende prodhuese të karburanteve po acarohet.

 

L.V

 

http://www.dw.de/lufta-p%C3%ABr-naft%C3%ABn-saudit%C3%ABt-kund%C3%ABr-superfuqis%C3%AB-shba/a-18083470

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.