Pajisja e përgjimit të SHIU-t, prokuroria kërkon ekspertizë të huaj për “zbërthimin” e informacionit

Prokuroria ka kërkuar ekspertizën e huaj për të “deshifruar” informacionet e aparaturës së përgjimit të përdorur nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Gazeta “Shqip” shkruan se për shkak se “në Shqipëri mungojnë mjetet logjistike për një gjë të tillë, ekspertët e policisë shkencore thonë se nuk posedojnë ndonjë pajisje, e cila do të mund të gjurmonte aparaturën ushtarake, duke qenë se ajo ka një sistem të padepërtueshëm”. Për këtë arsye Prokuroria i është drejtuar një “ambasade të huaj” që të asistojë me ekspertizë. Për këtë pajisje zyrtarë të PS-së janë shprehur se është përdorur për përgjimin e përfaqësuesve të opozitës, ndërkohë që ish-shefi i SHIU-t, Ylli Zyla, ka deklaruar se është përdorur vetëm jashtë shtetit.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/11/26/aparatura-e-pergjimeve-te-shiu-...
s.z
Add new comment