Shënim: Të ardhurat e reja nuk mjaftojnë për të paguar interesat e borxheve të vjetra

Postuar në 26 Nëntor, 2014 16:44

Në projekt-buxhetin e 2015-ës, parashikohen 497 milionë dollarë të ardhura shtesë, në krahasim me 2014-ën – vetëm 160 milionë të kësaj shtese parashikohen të vijnë nga ndryshimet e taksave, ndërsa pjesa tjetër pritet të vijë nga pakësimi i evazionit fiskal dhe rritja ekonomike.

Kjo shtesë e parashikuar e të ardhurave, sidoqoftë nuk mjafton për të paguar interesat e borxheve të vjetra, të akumuluara gjatë viteve. Duhen plot 515 milionë dollarë për të paguar interesat e këtyre borxheve. Pra, për t’i paguar ato, duhet edhe një kontribut prej rreth 20 milion dollarësh nga të ardhurat normale buxhetore.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.