Drejt militarizimit të raporteve me Perëndimin? Putin: “Duhet të sigurojmë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Rusisë dhe sigurinë e aleatëve tanë”

Postuar në 26 Nëntor, 2014 17:34

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë duket se po ecin vetëm kah tensionimi. Aq sa problemet e sigurisë po imponojnë një peshë të re në politikat e brendshme. Lajmi i ditës sot ishte se rreth 150 tanke amerikanë do të vendosen në Europën Lindore, me gjasë në Poloni, duke çuar përpara riarmatosjen e vijës së dikurshme ndarëse mes dy blloqeve. Nga ana tjetër, një fjalim i Presidentit rus, Vladimir Putin, mbajtur dje në Soçi në Detin e Zi, me përfaqësues të lartë ushtarakë, lë të kuptohet një klimë parakonflikti. “Ne nuk po kërcënojmë kërkënd dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi në lojërat gjeopolitike...pavarësisht se kush përpiqet që të na tërheqë në to, apo sesa shumë ata do të përpieqn në këtë drejtim...Në të njëjtën kohë, ne duhet të ruajmë dhe sigurojmë sovranitetin dhe integritetin e Rusisë, ndërkohë që ofrojmë siguri për aleatët tanë”, tha Putin. Deklarimi vjen dy ditë pasi dialoguesja e vetme e Putin në Perëndim, kancelarja Angela Merkel, deklaroi se “Rusia kërcënon sigurinë europiane”, edhe pse  një ditë më pas, Gjermania ofroi dialog për çështje tregtare me Rusinë. Ajo që bie në sy në qëndrimin e Putinit është një ulje e vullnetshme e profilit ndërkombëtar të Rusisë si aktor që merr pjesë në diskutimin e çështjeve të nxehta dhe kërkohet si palë me Perëndimin për krizat kryesore. Presidenti rus po bën të qartë se që këtej e tutje, Kremlini do të luajë thjesht dhe vetëm në emër dhe për interesat e veta, një qasje kjo që konfirmon krizën e plotë të besimit dhe atë të vetë sistemit ndërkombëtar.  E pasqaruar mbetet se përse Putin shpall si prioritet sovranitetin dhe integritetin e vendit të tij, që është një nga dy fuqitë kryesore ushtarake në botë dhe kërcënimi direkt i të cilit është një nga gjërat e fundit që mund të mendohet.

http://eng.kremlin.ru/news/23303

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.