Italia forcon misionet në det, mbi 800 emigrantë shpëtohen brenda 72 orësh

Postuar në 26 Nëntor, 2014 23:53

Rojet bregdetare italiane dhe flota ushtarake detare ditët e fundit kanë kapur në det me qindra emigrantë nga vendet e Mesdheut qendror. Ndërkohë në Qipro, autoritetet kanë shpëtuar një grup të madh refugjatësh sirianë të nisur drejt Evropës. Misioni i parë i shpëtimit para pak ditësh, kur rojet bregdetare italiane diktuan dhe kapën 520 vetë në pesë varka të ndryshme. Autoritetet italiane në bazë të njoftimit të tyre iu përgjigjen një telefonate emergjence të dërguar nga një celular prej njërës prej varkat, e cila ishte ende në ujërat e Libisë. Italia i dha fund në tetor misionit të saj të kërkimit dhe shpëtimit "Mare Nostrum", pasi shpëtoi jetët e më shumë se 100.000 emigrantëve në më pak se një vit. Operacioni i drejtuar nga BE "Triton" tani ka marrë përsipër misionin e kontrollit të kufijve, i cili ka si objektiv vetëm të ndërmarrë operacione shpëtimi, po të jetë e nevojshme. Italia e nisi misionin e shpëtimit në det në 2013-ën, pasi më shumë se 360 azilkërkues afrikanë u mbytën kur varka e tyre e tejmbushur u fundos në afërsi të ishullit italian të Lampeduzës. Roma shpenzoi 100 milionë euro në këto operacione.

 

L.V

 

http://www.dw.de/italia-ka-shp%C3%ABtuar-mbi-800-migrant%C3%AB-nga-deti-brenda-72-or%C3%ABsh/a-18081966

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.