Zbulohet një fushë mbrojtëse rreth Tokës, e ngjashme me ato të "Star Trek". Bllokon depërtimin e elektroneve shumë të shpejtë

Një ekip kërkuesish në Universitetin e Kolorados(Colorado Boulder) kanë zbuluar një fushë të padukshme që rrethon Tokën në një distancë prej 11 600 km prej saj. Fusha po krahasohet me fushën mbrojtëse që shpesh e shohim në filma, si “Star Trek”, e që shërben për t’u mbrojtur nga goditjet e anijeve aliene. Kjo pasi funksionet e kësaj fushe rreth Tokës, janë pak a shumë të ngjashme. Fusha bllokon ato që quhen elektrone vrasës, që lëvizin me shpejtësi të afërt me atë të dritës dhe që mund të godasin planetin. Nëse kjo ndodh në një masë të madhe, atëherë rrjeti i energjisë do të dilte jashtë loje, do të provokoheshin ndryshime në klimë, si dhe do të rritej shkalla e ekspozimit ndaj rrezeve kanceroze. Kjo pengesë e padukshme ndodhet në atë që quhet Shiritat e Radiacionit Van Allen, zbuluar në vitin 1958, që reagojnë në varësi të energjisë që emetohet nga Dielli. Fusha më e re, bllokon pra elektronet super të shpejtë dhe siç shprehet Daniel Baker, drejtuesi i studimit, “duket sikur këto elektrone përplasen në një mur xhami në hapësirë. Diçka si mburojat e Star Trek. Një dukuri jashtëzakonisht e çuditshme”.
http://www.colorado.edu/news/releases/2014/11/26/star-trek-invisible-shi...
s.z
Add new comment