Ish-kryeministri Berisha: "Personi që i vuri eksploziv makinës së Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, është drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri

Postuar në 27 Nëntor, 2014 08:06

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot në profilin e tij në “Facebook” dy gjëra: së pari se PD-ja “duhet të intensifikojmë betejën tonë në mediat sociale të cilat kanë patur një rol kryesor në protestën e 22 nëntorit”. Çka përbën një element të shtuar në strategjinë e opozitës për të koaguluar dhe organizuar pakënaqësinë ndaj qeverisë. Dhe së dyti, ish-kryeministri ka zbuluar se kush është, sipas tij, autori që i ka vënë eksploziv makinës së Besnik Dervishit, gjatë kohës kur ky ishte Prefekt i Vlorës. Eksplozivi, siç mund të kujtohet, u çaktivizua në mjediset e Kryeministrisë. Dhe sipas Berishës, autori është Ergysi, për të cilin nuk jep mbiemër, por shton se është drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Ish-kryeministri e ka nxjerrë këtë të dhënë, në kuadër të lajmit, sipas të cilit vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, ka rrahur personin me emrin Ergys. Ja çfarë thotë Berisha: “Të dashur miq, brenda klanit të Ramës dajaku. Tek lokalet karshi Kryeministrisë, Olsi Rama ka shtruar në dajak Ergysin, drejtorin e antikorrupsionit të Edi Ramës dhe njeriun më të besuar të tij në kryeministri. Për kujtesë, Ergysi(Hoxha?) është njeriu që i vuri kallëpin e tritolit në të ndenjura në oborr të kryeministrisë, prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi....”, shkruan Berisha.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.