Rezolutë kundër Sheshejlit nga Parlamenti Europian. Nxit urrejtjen etnike dhe promovon projektin e "Serbisë së Madhe"

Me propozim të grupimit të Partive Popullore, Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë urgjente mbi qëndrimin e fundit mbajtur nga akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel.
Parlamenti Evropian ka dënuar ashpër gjuhën e pêrdorur nga Vojisllav Sheshel, që nxit urrejtje ndaj individëve të tjerë jo-serbë, nxit pretendimet territoriale për projektin e “Serbisë së Madhe " kundër shteteve fqinje, duke përfshirë edhe Kroacinë anëtare, si dhe tenton të pengojë rrugën evropiane të Serbisë.
" Në qoftë se Serbia, si vend kandidat, dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, autoritetet e saj duhet të dënojnë qartë sjelljen e papranueshme të Sheshelit. Është në interesin e të ardhmes evropiane të Serbisë" ka deklaruar Andrej Plenković, zëvendëskyetari i komisionit të punëve të jashtme, njëkohësisht autori i rezolutës në Parlamentin Europian.
Ai vuri në dukje me shqetësim mungesën e një reagimi adekuat politik dhe një përgjigjej ligjore nga ana e autoriteteve serbe në lidhje me fjalimin e urrejtjes të Sheshelit pas lirimit të tij të përkohshëm.
l.m
Add new comment