Albert Bako njihet me akuzën nga prokurori grek. Dyshohet se është i përfshirë edhe në tre sulme të tjera me armë

31 vjeçari Albert Bako, i arrestuar për sulmin me armë në një lokal nate në zonën e Pireut u njoh sot me akuzën nga prokurori i çështjes. Ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në tre sulme të tjera me armë, në njërin prej të cilëve mbeti i vrarë një 43 vjeçar.
Analiza e parë balistike që i është bërë armës kallashnikov që u gjet në banesën ku fshihej Albert Bako nuk rezulton të jetë përdorur në ngjarje të tjera.
Në dëshmitë e para të dhëna për policinë, 31-vjeçari shqiptar mbrojti pretendimin se ishte I dehur dhe se nuk mbante mend asgjë.
Ndërkaq policia greke është vënë në kërkim edhe të dy bashkëpunëtorëve të Albert Bakos, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që vepron në Athinë dhe rrethinat e saj dhe që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe gjobvënie.
l.m
Add new comment