Kryeministri pranon se rasti i drejtoreshës arsimore në Lushnjë nuk është i vetmi. Shmang komentet për lajmin për favorizime seksuale

Postuar në 27 Nëntor, 2014 11:33

Gjatë një takimi për rezultatet e maturës shtetërore kryeministri Rama u ndal tek rasti më i fundit i arrestimit për korrupsion të drejtoreshës Arsimore në Lushnjë. Ai tha se ky nuk është një rast i veçuar, por vetëm maja e ajsbergut të një sistemi korruptiv në arsim.

Nisur nga kjo situatë kreu i qeverisë tha se në muajin dhjetor qeveria do të bëjë një organizim të ri të drejtorive arsimore në rrethe, duke thënë se asnjë drejtor i këtyre zyrave nuk do të ketë më asnjë kompetencë për të emëruar mësues.

Por kryeministri nuk komentoi dyshimet për favorizimet seksuale që kërkonin punonjës të drejtorisë Arsimore të Lushnjës dhe menaxherë politikë jashtë saj, për të cilat prokuroria po pret zbardhjen e videove dhe bisedave që janë përgjuar.

Ai lajmëroi hapjen e një shkolle për kualifikimin e atyre arsimtarëve që do të jenë drejtorë shkollash.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.