Një biografi për Tarkovskyn, “imazhin e artistit rus" për Perëndimin dhe "Mesian e refuzuar" për Rusinë

“Russia Beyond the Headlines” shkruan se është hedhur së fundmi në qarkullim një biografi për regjizorin e madh rus të epokës sovjetike, Andrei Tarkovsky. Libri biografik ka për autore Lyudmila Boyadzhieva që duket se ka ndërthurur admirimin për talentin e rrallë të Tarkovskyt me profilin e tij si njeri në jetën e zakonshme. “Për mua, të bësh filma është një aktivitet moral”, citon ajo regjisorin e filmave të tillë meditativë dhe shumë ndikues si “Solaris”, “Stalker”, apo edhe “Nostalgjia” dhe “Sakrifica”. Boyadzhieva nuk mungon të nënvizojë gjithësesi edhe cilësi të konsideruara si jo pozitive, pasi shkruan se Tarkovski ishte edhe misogjen. “Një femër nuk ka një botë të vetën të brendshme”, sjell ajo fjalët e sinqerta të regjisorit të njohur. Boyadzhieva shkruan se Tarkovsky “përfaqëson artistin rus në sytë e Perëndimit”, kurse për “Rusinë, imazhin e Mesisë së refuzuar”. Jo më kot libri është titulluar “Jeta në kryq”.
http://rbth.co.uk/literature/2014/11/26/andrei_tarkovsky_biography_wrest...
s.z
Add new comment