Harta e policisë, ja 6 pika kufitare përmes të cilave droga është trafikuar nga Shqipëria

Postuar në 28 Nëntor, 2014 02:03

“Zbulohen rrugët përmes të cilave droga është trafikuar nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Ministria e Brendshme ka publikuar hartën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shteteve të Ballkanit dhe Europës. Nga harta e bërë publike përmes buletinit mujor të ministrisë me të gjithë treguesit kriminalë për muajin tetor, kuptohen të gjitha rrugët tokësore dhe ujore nga të cilat droga është trafikuar nga Shqipëria drejt shteteve të tjera. Një fakt që bie në sy teksa shikon ketë hartë është se përgjatë muajit tetor droga shqiptare nuk ka kaluar as në Kosovë dhe as në Maqedoni, por në destinacione të tjera. Sipas “Gazeta Shqiptare” për muajin tetor, lënda narkotike e të gjitha llojeve është trafikuar përmes rrugëve të ndryshme drejt vendeve me të cilat kufizohet vendi ynë. Një nga destinacionet që është zgjedhur të paktën në dy raste për trafikimin e drogës është Italia, ku përmes hartës duket qartë se në një rast sasia e lëndës narkotike është nisur nga Durrësi me destinacion shtetin fqinj.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.