Rama apel qytetarëve: Rastet korruptive, denoncim drejt e te ministri. Precedenti: Berisha vuri një numër telefonik

Postuar në 28 Nëntor, 2014 06:07

Gjatë përurimit tw zyrës së  shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Kryeministri Rama tha se “ofrimi i të gjithë shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit në një sportel të vetëm, synon të luftojë korrupsionin”. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri morën pjesë në përurimin e zyrave të shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Duke vënë në dukje se ofrimi i shërbimeve nga një sportel i vetëm jo vetëm ofron shërbim cilësor, por edhe u kursen kohë qytetarëve, Rama tha se shërbimi i Policisë së Shtetit ndaj qytetarit, tashmë është një shërbim i unifikuar, dhe ofrohet në një sportel të vetëm, në të gjitha zyrat e policisë së shtetit në mbarë vendin. Gjithashtu, Kryeministri prezantoi një tjetër nismë në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar të gjitha rastet abuzive, korruptive apo të vonesave në marrjen e shërbimeve. Në faqen online të kryeministrisë dhe të gjitha ministrive nëpërmjet shërbimit “Kutia e shërbimeve online”, qytetarët mund të denoncojnë rastet korruptive. Mandej sipas kreut të qeverisë, qytetari sot ka mundësinë që rastet e korrupsionit t’ia bëjë me dije direkt ministrave përmes kutive postare në faqet online të ministrive. Kjo nismë sjell në kujtesë numrin antikorrupsion që vuri Sali Berisha kur u bë kryeministër. Madje nja dy telefonata i bëri edhe në prani të kamerave, me ç'rast u vu në lojë nga socialistët, që sot po ecin me të njëjtin motodë.

 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.