Disa vlerësime për botimet e veprës së De Radës: “Duhet botuar si Buzuku, me transliterim. Përshtatja me standardin e ka përçudnuar veprën”

Moikom Zeqo ka qenë sot i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, drejtuar nga gazetari Rezear Xhaxhiu ku ka folur gjerësisht për figurën e Jeronim De Radës, të cilit së fundmi i ka kushtuar edhe një libër. Po sjellim dy vërejtje të Zeqos që kanë rëndësi: së pari Zeqo ka shprehur mednimin se dukuria e përshtatjes së veprës së De Radës në shqipen standarde e “ka përçudnuar atë”. Sipas tij, gjuha e tij e bën të vështirë një “operacion” të kësaj natyre. Për këtë arsye, Zeqo ka hedhur idenë që për veprën e poetit të madh arbëresh, të ketë dy lloj botimesh: një akademik, pra një vepër e transliteruar si në rastin Buzukut dhe një të dytë, të përshtatur për lexim masiv. Moikom Zeqo ka shprehur keqardhjen e madhe për mungesën e politikës në këtë 200-vjetor të shkrimtarit, keqardhje të cilën ai e ka theksuar edhe më herët me një shkrim në gazetën “Panorama” në mars të këtij viti. Dhe në këtë kuadër Zeqo ka shprehur një mendim sipas të cilit “në Shqipëri, kemi shtet kundër shkrimtarëve”.
s.z
Add new comment