Toni Bler për “The Wall Street Journal”: Perëndimi të punojë me Putinin në lidhje me çështjen e ekstremizmit islamik

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, mendonte se Perëndimi duhet të punojë me Vladimir Putinin në lidhje me çështjen e ekstremizmit islamik, pavarësisht se mbante qëndrim të vendosur kundër aneksimit të Rusisë në territorin Ukrainas dhe ndër të tjera shprehet shumë i shqetësuar për situatën në mes Izraelit dhe Palestinës, më shume sa në vitin 2007, kur ishte i dërguar i veçantë për Lindjen e Mesme. Në një intervistë për “The Wall Street Journal” ai i bëri thirrje Gjermanisë për ta liruar zinxhirin e saj buxhetor për shkak të kërkesës së ulët në eurozonë dhe si shpërblim ndaj oftertave për reforma të veçanta në vendet e tjera të bllokut. Bler tha në intervistë se një valutë si ‘ide e motivuar politikisht, por që të shprehej në ekonomi’, ishte problematike. Gjithashtu, foli edhe për pikëpamjet gjetkë në botë në lidhje me mundësite e ‘daljes katatsrofike’ të Britanisë nga Bashkimi Europian, të cilët komentuesit e kanë quajtur si ‘Brexit’.
L.V
Add new comment