70 vjetori i çlirimit/ Nishani, Meta e Rama përkujtojnë të rënët për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 29 Nëntor, 2014 03:30

Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, zhvilluan paraditen e së shtunës homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe ambasadori i SHBA-se Arvizu iu bashkua personaliteteve që bënë homazhe. Maxhoranca feston sot ditën e Çlirimit, ndryshe nga opozita e cila këtë datë e feston në të njëjtën ditë me festën e Pavarësisë. Por ndryshe nga vitet e kaluara të pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve ishin edhe përfaqësues së bashkisë, ku nënkryetarja Nevila Xhindi u është bashkuar homazheve. Për herë të parë politika shfaqet nga ana protokollare e bashkuar. Ndërkohë, në 70 vjetorin e Çlirimit qeveria është kujdesur për të zhvilluar një sërë aktivitetesh.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.