Kryeministri: “29 Nëntorin e vendosën fitimtarët. Goditja e datës synon zhvlerësimin e luftës. Për të ardhur keq”

Postuar në 29 Nëntor, 2014 10:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur sot në një takim me veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare, takim i zhvilluar me rastin e 29 nëntorit, Ditës së Çlirmit të Shqipërisë nga pushtuesit. Rama ka folur edhe për debatin për datën, duke dalë me një qëndrim që ka brenda argumentin e mjaftueshëm për ta adoptuar atë si përgjigjen më të mirë, për ata që kontestojnë datën, qoftë edhe nga “Facebook”. “Është për të ardhur keq, që datën e Çlirimit nuk e diskutojnë ata që bënë luftën dhe që çliruan vendin, por e diskutojnë ata që tradhtuan apo ata që nuk ishin fare atje. Është e padyshimtë që përpjekja për të sulmuar vazhdimisht dhe për të vënë në diskutim datën, e përcaktuar nga ata që ishin në fushën e betejës, është një përpjekje për ta fshehur 29 nëntorin pas 28 nëntorit dhe për të mos i dhënë Luftës Antifashiste, atë vlerë të jashtëzakonshme që ka, sepse rreshtoi popullin shqiptar dhe Shqipërinë në krahun e fitimtarëve të një beteje për jetë a vdekje dhe bëri të mundur bashkë me të tjerët, që bota të shpëtonte nga një murtajë si ajo e nazizmit dhe fashizmit. E pra, ne i shohim me keqardhje të gjithë ata që bëjnë përpjekjen e dëshpëruar për të cenuar 29 nëntorin dhe që e ngatërrojnë 29 nëntorin me gjithçka dita e madhe e çlirimit solli pas, si pasojë e vendosjes së një diktature. Janë dy gjëra që nuk mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën, sepse ashtu si sot, edhe në 29 nëntor të vitit 1944  flamuri i Shqipërisë u ngrit dhe u valëvit i lirë, krahas me flamurin e Shteteve të Bashkuara, krahas me flamurin e Britanisë së Madhe, krahas me flamujt e gjithë botës së lirë”, tha Rama. Pra është një datë e fitimtarëve të luftës, qoftë kjo edhe luftë civile.

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Vetem nje pyetje te vockel shoku Kryeminister, kur permend flamuret e SHBA dhe Britanise, perse nuk e permend edhe flamurin e Bashkimit te Lavdishem Sovjetik? Do s&#39;do ti dhe te tjeret, edhe ai ishte aleat me SHBA dhe BM, qe do te thote qe jo cdo pjestar i Aleances qe mundi Nazizmin dhe Fazhizmin ishte burre i mire apo jo?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.