Sot zgjedhjet në PD, Selami, Ristani e Alibeaj kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm. “Panorama”: Paloka e Spaho nënkryetarët e rinj

Postuar në 30 Nëntor, 2014 03:24

Partia Demokratike mbledh sot për herë të parë Këshillin e ri Kombëtar që do të votojë për sekretarët, drejtuesit e departamenteve, sekretarit të përgjithshëm dhe të nënkryetarëve të PD-së. Me këto zgjedhje do të përfundojë dhe përtëritja e partisë më të madhe në opozitë. Rezultati i procesit pritet me interes për faktin se do të dëshmojë nëse ekipi i ri drejtues do të jetë me figura të qeverisjes së mëparshme apo me emra të rinj. Gazeta “Panorama”në versionin “online” shkruan se në procesin e votimit do të jenë 3 fletë;  në njërën do jenë kandidatët për sekretarë të përgjithshëm, në fletën e dytë kandidatët për gjashtë pozicionet e sekretarëve funksionalë dhe në fletën e tretë 22 pozicionet për drejtuesit e departamenteve.

Në garën për sekretarë të përgjithshëm është konfirmuar që do të kandidojnë ish kryetari i PD-së, sot deputet Eduard Selami, ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktalisht deputet Arben Ristani dhe ish ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. “Në mbledhjen e Këshillit pritet të konfirmohen përmes votimit të hapur edhe dy nënkryetarët e PD-së që sipas të gjitha gjasave do të jenë Edi Paloka, i cili do vijojë të mbajë edhe pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar demokrat si dhe Edmond Spaho që është njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit” vijon gazeta.

Më pas anëtarët e Këshillit të PD-së do të vijojnë me zgjedhjen e gjashtë sekretarëve funksionalë dhe 22 drejtuesit e departamenteve të cilët do të jenë edhe anëtarët e rinj të kryesisë së kësaj force politike.

http://www.panorama.com.al/2014/11/30/sot-zgjedhjet-ne-pd-selami-ristani-e-alibeaj-kandidate-per-sekretare-te-pergjithshem-paloka-e-spaho-nenkryetaret-e-rinj/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.