“Eksperimenti social” në Prishtinë, një vajzë ngacmohet seksualisht 50 herë në ditë. Një grupim bën apel për të luftuar fenomenin

Nisma “Take Back the Night”, e mbështetur nga rrjeti i grupeve të grave të Kosovës, ka kryer një “eksperiment social” në kryeqytetin e Kosovës dhe rezultatet janë shqetësuese. Në Prishtinë, një femër ngacmohet seksualisht 50 herë në një ditë, përmes formave më të vrazhda. Gazeta “Express” ka publikuar videon në fjalë, ku një vajzë ecën rrugëve të Prishtinës, e ndjekur nga një kamera e fshehtë, nga e cila rezulton se ngacmohet e poshtërohet me fjalët më të ulëta. (http://www.gazetaexpress.com/lajme/ne-prishtine-nje-vajze-ngacmohet-seksualisht-50-here-ne-dite-video-63334/)
Nisma që mban logon e rrjetit të grupeve të grave të Kosovës bën apel për të luftuar fenomenin.
Video: https://www.youtube.com/watch?v=7_fLsMSqors
n.k
Add new comment