Islamikët kanë bombë radioaktive, shkruan "Daily Mail". Kanë marrë uranium nga universiteti i Mosulit

Panik ka përhapur në perëndim mundësia që militantët e ISIS-it të kenë bombë radioaktive, të mbiquajtur ‘të pistë’. Siç njofton britanikja Daily Mail, në rrjetet sociale është pikasur një komunikim mes militantëve ndërsa njëri nga ata thotë se ajo armë mund të shkaktojë kaos të plotë. Fjala është për një bombë të zakonshme, por që përmban lëndë radioaktive, qëllimi i së cilës është të shpërndajë rrezatim dhe të infektojë një zonë të madhe. Fakti është se nga laboratoret e Universitetit të Mosulit, që momentalisht është nën kontrollin e IS-it, janë zhdukur 40 kilogramë uranium. Në mesin e radikalëve është edhe specialist që njihet si Muslim al-Britani, i cili rrjetet sociale ka shkruar: “Po, Shteti Islamik e ka ‘bombën e pistë’. Kemi gjetur material radioaktiv në Universitetin e Mosulit, për çka ka shkruar Mirror”.
Terroristët pastaj kanë hapur profilet e reja, për të shkruar për këtë bombë, për të cilën ambasadori irakian në OKB, Mohamed Ali Alhakim , e kishte paralajmëruar sekretarin Ban Ki-Moon.
a.k
Add new comment