Putin deklaron se Rusia do të ndërpresë realizimin e projektit “South Stream”. Arsye zyrtare: kundërshtimi i Bullgarisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar nga Turqia, se puna për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” do të ndërpriten për momentin, për shkak të kundërahtimit të Bullgarisë. “Meqenëe ne vazhdojmë të mos kemi pranimin nga ana e Bullgarisë, ne mendojmë se në situatën aktuale të Rusisë nuk mund të vazhdojmë realizimin e këtij projekti”, deklaroi Putin në përfundim të një takimi me presidentin turk, Reçep Tayyip Erdogan( http://www.ata.gov.al/turqi-putin-nuk-jemi-ne-gjendje-per-nd...). Po kështu Putin ka deklaruar se Rusia do të ulë çmimin e shitjes së gazit për Turqinë deri në masën 6 %, një sukses ky për Ankaranë, por edhe për Rusinë, nisur nga fakti se të dyja vendet kanë mosmarrëveshje jo të vogla për krizën ukrainase dhe për Sirinë.
s.z
Add new comment