Rexhep Qosja i drejtohet Hashim Thaçit: Je stalinist dhe falsifikator

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 09:41

Gazeta “Exspress” shkruan se një miqësie e ndërtuar me vite, duket se ka përfunduar sot. Bëhet fjalë për miqësinë e akademikut Rexhep Qosja dhe Kryeministrit Hashim Thaçi. Gjithçka ka nisur pas një statusi të Thaçit në Facebook, në të cilin ai përkujton Presidentin Rugova në 70 vjetorin e tij të lindjes, derisa foton e shoqëron me një foto të Konferencës së Rambujesë, e ku Qosja është retushuar. Kjo ka mjaftuar që akademiku ta cilësojë stalinist Kryeministrin në detyrë. “Vetëkuptohet se nuk do ta bëja këtë reagim për urimin e Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës sikur ky urim të mos ishte përcjellë me një falsifikat: me shkurtimin e fotografisë nga nënshkrimi i Marrëveshjes Shqiptaro-Serbe në Rambuje prej së cilës në mënyrë staliniste, jo vetëm në këtë rast, janë hequr fotografia e Rexhep Qosjes dhe e Veton Surroit”, thotë Rexhep Qose në një reagim të tij.

 

L.V

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/e-pabesueshme-rexhep-qosja-e-quan-hashim-thacin-stalinist-dhe-falsifikator-63769/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.