Vendimi i ri: Debitorët familjarë të energjisë, ulje deri 80% nëse paguajnë shumën menjëherë

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 11:03

Nëse i shlyejnë faturat e prapambetura deri më 1 Mars të vitit 2015, të gjitha familjet shqiptare të cilat janë prej vitesh debitore të energjisë elektrike, do të kenë ulje deri në 80% të kamatëvonesave. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe ishte ministri Damian Gjiknuri që e bëri publik për herë të parë këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 Dhjetori. Gjiknuri tha se në rast se familjet në nevojë nuk kanë mundësi të paguajnë të gjitha borxhet në total bashkë me kamatvonesë, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë pagesat e prapambetura me anë të kësteve duke filluar nga 2500 lekë në muaj. Nga ana tjetër, ministri u shpreh i qartë kur tha se për biznesin nuk do të ketë asnjë tolerim përballë faturave të pashlyera të energjisë elektrike. Sipas Gjiknurit, me këto mundësi që i jepen konsumatorit familjarë të energjisë, synohet që për 2 vite të mos ketë më debitorë.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.