Përparojmë 6 vende në indeksin e korrupsionit , por mbetemi në “zonën e kuqe” bashkë me Ekuadorin, Etiopinë e Malavin

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 04:38

Shqipëria ka përparuar disa vende në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi mbetet në zonën e kuqe të hartës së publikuar nga organizata Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014.

Shqipëria renditet në vendin e 110, duke u ngritur me 6 vende më lart nga renditja e një viti më parë. Të njejtën pozitë ka edhe Kosova, që ndodhet një vend më lart se viti i shkuar. Shqipëria dhe Kosova gjithësesi renditen të fundit nga vendet e Ballkanit në këtë listë.

Ato pozicionohen në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” e korrupsionit, ku bëjnë pjesë vende si Ekuadori, Etiopia e Malavi. Nivelin më të ulët të perceptimit të korrupsionit në rajon e ka Maqedonia, e cila ndodhet në vendin e 64-t, e ndjekur nga Mali i Zi në vendin e 76, Serbia në të 78-in dhe Bosnja në të 80-in.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.