Greqi, nisin hetimet për çmimet e karburanteve. Ka të dhëna se tregëtarët po zhvasin konsumatorët, nuk reflektojnë uljen e bursave ndërkombëtare.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 06:18

Çmimet e lartë të karburantëve në Greqi, pavarësisht rënies së madhe të çmimit në bursat ndëkombëtare kanë detyruar kryeprokurorin e Athinës të urdhërojë një hetim paraprak mbi tregun e naftës dhe produkteve të saj.

Objekt i hetimit do të jenë importuesit dhe pikat e shitjes me pakicë ku dyshohet se është konsumuar vepra penale e zhvatjes ndaj qytetarëve dhe kundravajtjes ligjore në lidhje me çmimet.

Nafta dhe nënproduktet e saj përdoren masivisht për ngrohje në Greqi, ndaj dhe shqetësimi i autoriteteve është se tregëtarët po mbajnë të larta kostot e ngrohjes me qëllime, ndonëse çmimet në tregjet ndërkombëtare janë reduktuar ndjeshëm.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.