Arjan Kadare, Genti Sejko e Nik Markola, kandidaturat për postin e guvernatorit të BSH. Kë prej tyre do të dekretojë presidenti Nishani?

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 08:44

Arjan Kadare, Genti Sejko e Nik Markola janë kandidaturat kryesore për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Tv Klan raporton se këto tre emra janë përzgjedhur nga presidenti i Republikës para se ai të dekretojë njërin prej tyre.

Arjan Kadare është një emër i njohur në fushën e ekonomi-financës. Ai aktualisht është pedagog në një institut privat në Tiranë dhe më herët ka qenë anëtar I Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Gent Sejko është zv/drejtor i një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, ndërsa Nik Markola është menaxher i Field Point Bank&Trust Greenwich në Nju Jork.  Ky i fundit ka edhe nënshtetësinë shqiptare, një kusht kyç i kërkuar nga presidenti Nishani për Guvernatorin e ri të Bankës.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.