“DW”: Nëse kriza do të vazhdojë do të duhet menduar edhe për rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 11:09

“NATO-ja duhet të planifikojë me largpamësi dhe të jetë e përgatitur për gjithçka. Edhe për atë që Rusia me siguri nuk do të shohë duarkryq farkëtimin e "majave të shpatave"...A do të ketë në fund një garë armatimi mes Rusisë dhe NATO-s? Detyrë e 28 anëtarëve të NATO-s vitin e ardhshëm do të jetë të ruajnë unitetin dhe vendosmërinë”. Kështu shkruan në një koment të vetin redaktori i “Deutsche Welle”, Bernd riegert, që është i mendimit se aleanca duhet të tregojë vendosmëri përballë Rusisë. Pasi duket se miqësia e shumëkërkuar pas viteve ’90, është zëvendësuar nga dyshimi, mosbesimi dhe raporti i tensionuar. Riegert flet për forcën e reagimit të shpejtë që është krijuar së fundmi nga NATO, e cila duhet të arrijë në 4000 dhe do të ketë si detyrë eventuale, një dislokim të shpejtë në Baltik. Problemi më i mprehtë politik, është angazhimi i Gjermanisë, të cilës po i kërkohet rol i ri brenda veprimeve ushtarake. Mediat ruse kanë nisur të flasin përherë e më shumë për kohën e LIIB, duke iu përmbajtur sërish emocioneve që zgjon ai konflikt, por sidomos rrëgjimit të rendit ndërkombëtar që e pasoi. Kjo pasi aktualisht Gjermania po del nga tulatja e “mëkatit” të trashëguar nga nazistët, për të operuar si fuqi e dorës së parë. Madje Riegert shtron edhe një çështje cilësisht të re: “Për ta trembur në mënyrë të besueshme Rusinë me trupa konvencionale, NATO duhet të shtojë këmbësorinë dhe trupat kundërtanke. Vitet e kaluara Aleanca i ka kursyer kostot për këto. Rikrijmi do të jetë i shtrenjtë dhe i gjatë. Nëse kriza do të vazhdojë gjatë Gjermanisë do t'i duhet të mendojë edhe për rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak”, shkruan ai, por shton edhe se “një shtensionim apo zgjidhje e konfliktit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin do të ishte njëmijë herë më mirë se sa vringëllima e shpatave”.

http://www.dw.de/koment-nato-ndryshon-në-mënyrë-radikale/a-18106845

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.