Propozimi “Kokëdhima”, Tritan Shehu thotë se mazhoranca po kërkon shpëtimin te hashashi

Tritan Shehu është përfshirë së fundmi në debate që lidhen me çështje me shumë rëndësi, por që në Shqipëri ende kalojnë pa shumë vëmendje. Një është ndryshimi legjislativ që i hap rrugë martesës brenda të njëjtit seks. Shehu ka qenë i ftuar në “Ora-News” ku ka folur për këtë çështje, por në diskutim e sipër është pyetur për propozimin e deputetit socialist Koço Kokëdhima për legalizimin e kanabisit. Ja çfarë thotë Shehu: “Për mua propozimi për legalizimin e kanabisit mendoj se dha mesazhin se mazhoranca e kërkon shpëtimin pikërisht këtu. Të kërkosh shpëtimin ekonomik te kanabisi, tregon mungesë orientimi dhe se e majta ka kaq pak fantazi”.
s.z
Add new comment