Incident diplomatik mes Greqisë e SHBA-së. Amerikanët i referohen Maqedonisë me emrin kushtetues në takimin e koalicionit kundër ISIS

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 02:26

Vendimi i amerikanëve për t’ju referuar Maqedonisë me emrin e saj kushtetues në takimin e vendeve të koalicionit kundër ISIS që u mbajt në Bruksel ka shkaktuar incident diplomatik me Uashingtonit dhe Athinës.

Pala greke thotë se amerikanët kanë injoruar përpjekjet dhe thirrjet e diplomacisë greke për të mos legjitimuar qëndrime që bien ndesh pozicionin  e Greqisë, por t’u referoheshin vendeve pjesëmarrëse në samit me emrat zyrtarë, të  përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave greke pas vendimit nga ana e amerikanëve për të promovuar agjendën e maqedonasve, ministri grek i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e vendeve që përbëjnë aleancën ndërkombëtare kundër shtetit islamik, ndonëse  kishte udhëtuar për në Bruksel vetëm për të marrë pjesë në seancë.

Në një deklarate zyrtare të Ministrisë së Jashtme thuhet se  "arsyet e mospjesëmarrjes së ministrit Venizelos në këtë takim është fakti se, pavarësisht nga kontaktet e shpeshta para këtij takimi, Shtetet e Bashkuara nuk kanë respektuar rregullat dhe praktikat e OKB-së, për raportimin e vendeve pjesëmarrëse. Në mënyrë më specifike, ndërsa Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë merrte pjesë në takim me emrin e përkohshëm, në deklaratën e përbashkët të vendeve që përbëjnë koalicionin kundër shtetit islamik përfaqësuesit e saj nënshkruan me emrin kushtetutes të Maqedonisë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.