Turqit e Kurum hyjnë në tregun e medias. Blejnë 60% të aksioneve të televizionit “Channel One” me pronar Ylli Ndroqin

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 03:43

Përfaqësues të kompanisë turke Kurum që zotërojnë një pjesë të ish-metalurgjikut të Elbasanit si dhe disa HEC-ce në vend kanë dalë sot në një konferencë për shtyp me presidentin e “Ora News”, Ylli Ndroqi ku kanë njoftuar marrëveshjen për kalimin e 60 % të aksioneve të televizionit “Channel One” në pronësi të kompanisë turke.

Përfaqësues të Kurum kanë deklaruar se me blerjen e 60% të aksioneve të këtij televizioni do të sjellin eksperiencën më të mirë ndërkombëtare në mbështetje të grupit mediatik “Yldon media Group”.

Ndërsa presidenti i Ora News tha se kjo kontratë do t’I shërbejë publikut shqiptar.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.