Vjedhja e energjisë, për periudhën 28 tetor-2 dhjetor, 563 të arrestuar në flagrancë. 952 të evidentuar si shkelës të ligjit

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 07:48

Aksioni i policisë kundër vjedhjes së energjisë regjistron një bilanc të arrestuarish rekord. Sipas të dhënave zyrtare, të konfirmuar për “ResPublica” nga Ministria e Brendshme, për periudhën 28 tetor-2 dhjetor janë evidentuar 952 autorë, janë arrestuar në flagrancë 563 persona, janë shpallur në kërkim 240 të tjerë, janë në gjendje të lirë 149 persona. Të përfshirë si persona të akuzuar në kuadër të këtij aksioni janë edhe 46 punonjës të OSHEE-së. Nuk bëhet e ditur se sa prej këtyre personave do të ndiqen penalisht, por shifra e 563 të arrestuarve lë të kuptohet, se të paktën teoirikisht, këta do të kalojnë për ndjekje penale. Po kështu nuk ka asnjë person të ndaluar mes botës së biznesit, që shpesh nga qeveria thuhet se janë subjekte që konsumojnë këtë vepër penale. s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.