Kryeministri thotë se Censusi 2011 ka probleme në deklarimin e fesë, kombësisë dhe numrit të shqiptarëve. Himara? Këtë radhë nuk ka minoritet

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka kërkuar nëj interpelancë me kryeministrinq ëështë zhvilluar sot në seancë plenare. Dule është ankuar se përse në Këshillin Drejtues të RTSH nuk është përfaqësua minoriteti. Dule ka nmgritur edhe çështjen e regjistrimit të vitit 2011. Kryeministri teksa ka hedhur poshtë pretendimet për KDRTSH-në ka folur për censusin, duke bërë të vetën një tezë të shprehur fillimisht nga Kadare sipas së cilës ka një prirje për t’i paraqitur shqiptarët më pak nga sa janë. “Ka një pikë ku ne biem dakord bashkë është regjistrimi i popullsisë. Jam i bindur se ai regjistrim nuk ka përfaqësuar ashtu si duhet me integritet dhe profesionalizëm përmbajtjen e sotme të popullsisë në Shqipëri. Unë besoj se numri i shqiptarëve është shprehur më i ulët se ç’është në realitet. Më vjen keq ta them dhe do të dëshiroja të isha gabim, ka një prirje historike të vazhdueshme, të lexueshme për ta ulur numrin tonë. Ka deformime edhe në aspekte të tjera, edhe në aspektin fetar, apo deklarimi i kombësisë. Tek regjistrimi i popullsisë jemi dakord që do të na duhej një mekanizëm larg politikës, për të nxjerrë numrin real të shqiptarëve njëherë”- deklaroi Rama. Për Himarën, duket se Rama nuk ka një mendim të qëndrueshëm, çka provon se teza e Himarës minoritet ka humbur seriozitetin dhe peshën që merrte dikur. Në ndryshim me disa muaj më parë, Rama tha se në Himarë nuk ka minoritet(http://www.respublica.al/artikuj/2014/07/31/nje-moment-i-rendesishem-dis...). “Çështjen e Himarës ta lemë jashtë. Nuk ka lidhje fare me problemin e minoriteteve dhe problemet që së bashku do të trajtojmë për të zgjidhur. Himara është tërësisht si Kukësi dhe Tropoja. Aq sa ju intereson Kukësi duhet t’iu interesojë edhe Himara në këtë aspekt. Himara nuk do të jetë çështje për diskutim. Himara nuk është minoritet, nuk është një zonë që duhet trajtuar apo duhet parë si zonë ku anë prekur të drejtat e minoriteteve”, tha ai.
s.z
Comments
Hera e pare qe me pelqen Rama
<p>Hera e pare qe me pelqen Rama mu. Shyqyr qe me ne fund i dhane nje here nje pergjigje sic duhet ketij maskarait Dule</p>
Add new comment