Ambasada/ Pasaportat e korrigjuara për fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, nisin aplikimet

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 02:08

Nisin aplikimet për pasaportat biometrike me të dhëna të korrigjuara për të gjithë fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi. Lajmi është dhënë sot nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila njofton se, për këtë procedurë nevojitet pasaporta ekzistuese e fëmijës (biometrike), një certifikatë familjare (për të identifikuar gjendjen familjare dhe prindërit e fëmijës). Gjithashtu ambasada thekson se, nevojitet të bëhet pagesa prej 108 euro (+2,5 komision bankar) në bankën e Pireut me nr. llogarie 5053 052 306 404. Ambasada thekson se për të caktuar takim, personat e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 210 68 76 216. Ambasada nënvizon se është e detyrueshme prania e fëmijës me njërin nga prindërit gjatë takimit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.