Fullani pas seancës së pyetjeve: Jam i pafajshëm, në prokurori dorëzova një memo me versionin tim për ngjarjen

Ish guvernatori, Ardian Fullani i është përgjigjur pyetjeve të akuzës për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Ai të premten ka qëndruar për rreth 2 orë në Prokurori. Në dalje nga organi i akuzës Fullani ka deklaruar për mediat: “Jam i pafajshëm. Dorëzova në prokurori një memo me versionin tim për ngjarjen dhe iu përgjigja një liste me pyetje të prokurorit”. Kjo ishte hera e parë që Fullani u pyet për vjedhjen në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, për të cilën edhe u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, e pas vendimit të Apelit u la i lirë, vetëm me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’. Fullani ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, Ramadan Troci, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.
L.V
Add new comment