Boshnjaku u heq kryqin serbëve me pretendimin se memoriali ishte ngritur në një vend prej nga forcat serbe të Bosnjës sulmuan kryeqytetin gjatë luftës

I cilësuar fillimisht si “person i panjohur” ai hoqi kryqin e improvizuar i cili ishte vendosur në një vend mbi Sarajevë për të përkujtuar viktimat serbe në qytet gjatë konfliktit të viteve 1990. Gazeta “Zëri” shkruan se një akt i tillë kishte shkaktuar zemërim midis boshnjakëve. Policia e Sarajevës lindore konfirmoi të premten se kryqi ishte hequr, por tha se meqenëse nuk kishte pasur asnjë miratim për vendosjen e tij në radhë të parë, atëherë nuk ishte kryer asnjë vepër penale. Gazeta me bazë në Sarajevë “Daily Avaz” tha se kishte marrë një telefonatë nga një njeri i quajtur Mirza Hatiç, i cili tha se ishte përgjegjës për heqjen e kryqit. Kryqi u vendos në shtator të këtij viti nga njerëz të panjohur gjatë natës dhe shkaktoi komente të ashpra nga viktimat boshnjake dhe politikanët, të cilët pretendonin se ishte e pa pranueshme të kishin një memorial në një vend prej nga forcat serbe të Bosnjës sulmuan qytetin gjatë luftës së viteve 1992-1995. Kryqi shkaktoi zemërim, sepse u vendos në Zlatiste, një zonë në malin Trebovic prej nga forcat serbe sulmuan kryeqytetin e Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-1995.
L.V
http://www.zeri.info/aktuale/9791/boshnjaku-ia-heq-kryqin-serbeve/
Add new comment