“E mesmja e artë” e çmimit të energjisë. OSHEE aplikon me faturë afrofe, në çmim përfshihet edhe borxhi ndaj CEZ

Nëse do të ndiqej metodologjia e tregut për llogaritjen e tarifave të energjisë elektrike çmimi jo vetëm që nuk duhet të rritej, por edhe mund të ulej. OSHEE e pranoi publikisht se rritja e çmimit të energjisë është pjesë e një plani financiar për të shpëtuar kompaninë nga falimentimi sesa një tarifë e llogaritur mbi kostot reale të tregut. Përfaqësuesi i saj në seancën dëgjimore që organizoi Enti Rregullator i Energjisë me operatorët dhe grupet e interesit, Ardian Basha, zbuloi se vetë drejtuesit e kompanisë janë qenë të vetëdijshëm për faturën afrofe që kërkojnë t’i vendosin publikut.
“Gjatë aplikimit kemi patur disa lloj kufizimesh , që do të thotë vështirësitë tona për të aplikuar në këtë periudhë. E para është gjendja shumë e keqe ekonomike që zhduk elementët e parametrave të tregut mbi të cilin është bazuar metodologjia e aplikimit dhe na vë në vështirësi të madhe për të aplikuar drejtëpërdrejtë për tarifë”
Me pak fjalë çmimi që propozohet nga OSHEE prej 12.03 lekësh për kilovat orë, nuk reflekton kostot e tregut, por të keqadministrimit në vite të kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përgjegjësi për të cilën OSHEE thotë se duhet ta mbajnë në kurriz qytetarët shqiptarë.
“Në 3 vitet e fundit të ardhurat e munguara kanë qenë rreth 62 miliardë lekë, kjo jo si pasojë e tarifës së ulët, por më shumë si pasojë e keqadministrimit.Pavarësisht nga detyrimi për të detajuar një tarifë sipas nivelit të tensionit, rrjeti është krejt i rrënuar për të përballuar një transmetim cilësor dhe këtë duam të themi. Në përllogaritjet që kemi bërë kemi reaguar ndaj vërejtjeve që na janë bërë nga ERE në seancën dëgjimore dhe kemi ndryshuar tarifat, kemi marrë vërejtje dhe kemi reflektuar”.
Gjatë seancës dëgjimore përfaqësuesi i OSHEE përmendi edhe një fakt që lidhet me kostot e shtuara të çmimit të energjisë.
“Kredia e Bankës Botërore nuk përfshihet në kosto, por përllogaritja e normës së borxhit ka patur parasysh edhe detyrimet ndaj CEZ-it që fillon të jetë efektin që nga viti 2015”
Në të tilla kushte edhe seanca dëgjimore me ERE i ngjan një teatri të panevojshëm kur çmimi është i paracaktuar dhe I llogaritur vetëm për nevojat e OSHEE-së.
l.mitro
Add new comment