Agjencia e Pronave mbush fondin për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Shpallen parcelat për 99 komunat e vendit

Agjencia e Pronave ka në dispozicion për kompensimin fizik të ish-pronarëve 23.368 ha tokë. “Panorama” thotë se fondi i zeruar, pas vendimit të mëparshëm të qeverisë, i cili i mori AKKP 18 mijë ha tokë bujqësore që zotëronte për t’ia kaluar Ministrisë së Bujqësisë është mbushur sërish. Sipas shkrimit të botuar në “Panorama” kësaj herë bëhet fjalë për një sipërfaqe që shkon 23.368 ha tokë, që deri dje ishte në përdorim dhe shfrytëzohej nga njësitë e qeverisjes vendore. Ky fond, i cili u parapri nga faza inventarizuese, do të shërbejë për skemën e kompensimit fizik të pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist. Vendimi i qeverisë ka hyrë dje në fuqi. Ai është botuar në Fletoren Zyrtare së bashku me tabelat e shpërndarjes së këtyre parcelave në 99 komunat e vendit…
L.V
Add new comment