Vangjel Dule në konferencën e Omonias: Të drejtat e minoriteteve në Shqipëri nuk respektohen. Duhet census i ri

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 04:28

Vangjel Dule kërkon marrjen e masave për një census të ri. Kreu i PBDNJ-së ka zgjedhur gjuhën greke të përshëndesë konferencën e 8-të të shoqatës “Omonia” dega Tiranë që po zhvillohet në hotel Tirana. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi hapur se të drejtat e minoriteteve në Shqipëri nuk respektohen, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka krijuar klimën e dëshiruar ngas minoritarët. Dule apeloi që këto të drejta të sanksionohen në ligj, ashtu siç rekomandojnë konventat ndërkombëtare. “Nuk është e vërtetë që Shqipëria është shembull në rajon sa i takon respektimit të drejtave të minoritetit. Këtë nuk e themi ne po Këshilli Europian. Duhet të merren masa për censusin e ri që të garantohen këto të drejta” është shprehur Dule duke kërkuar dhe ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e këshillit Drejtues të TVSH-së Dule kërkon që një anëtar i bordit të jetë minoritar. Përfaqësuesi i minoritarëve grekë në Kuvendin e Shqipërisë u ndal të komentonte edhe debatin me kryeministrin Rama në seancën e fundit parlamentare, ndërsa e vuri theksin edhe njëherë tek Himara dhe kandidati i mohuar në KDRTSH. Sipas tij sot është koha që në Shqipëri të ngrihen realitete europiane për kërkesat e minoriteteve. Nga ana e tij, Dule ofroi bashkëpunim dhe kontribut.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.